Rriten numrat e të infektuarve me COVID-19, nëntë viktima në Shqipëri, rekord viktimash në RMV
Nëntë viktima janë regjistruar këtë të hënë nga COVID-19 në Shqipëri, duke e rënduar akoma dhe më shumë bilancin e fataliteteve, pasi në total 527 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit 321 persona kanë rezultuar mbartës të COVID-19, ndërsa në spitale po marrin trajtim 328 persona. Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka arritur mbi 9600.
Nëntë të vdekur janë regjistruar dhe në Kosovë, ndërsa shtohen dhe 486 raste të reja. Shqetësues është fakti që 1/3 e të testuarve kanë rezultuar të infektuar. Në total në Kosovë janë 4317 pacientë aktiv mbartës të coronavirusit.
Situatë aspak e mirë dhe në Maqedoninë e Veriut ku është regjistruar numri më i lartë i viktimave, pasi 21 persona kanë humbur jetën nga COVID-19. 565 persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa në total numri i rasteve aktive është afërsisht 11 mijë.
Lexoni gjithashtu:
Arrin shifra rekord numri i vdekjeve dhe infektive me COVID në Shqipëri
Rriten numrat në RMV, arrin në mbi 1 mijë viktima nga COVID-19
Masat kundër covid, qeveria e Kosovës miraton 29 kufizime
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut