Rriten sërish çmimet e ushqimeve në Elbasan
Çmimet e produkteve ushqimore kanë shënuar një tjetër rritje. Në tregun e fruta-perimeve të Elbasanit të gjitha produktet janë rritur.
Për pasojë blerësit shprehen se janë të detyruar të blejnë më pak, pasi nuk e përballojnë dot.
“Nga dita në ditë veç e ngrihen. Ne jemi pensionistë nuk kemi të ardhura të tjera edhe nuk na del të marrim. Marrim çaj e hamë bukë me çaj. Po mishi ka vajtur 12 mijë lekë kg, gjalpi 10 mijë lekë kg, po pulat e të gjitha të gjitha. Ulet konsumi, më pak se unë për shembull marr dy shishe në ditë do marr 1 se s’ma leverdis aq e kemi hapin,” – u shpreh një zonjë.
“Përballë situatës së rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore tregtarët hezitojnë të japin shpjegim për mikrofonin tonë e ndërsa disa prej tyre jashtë kamerave shprehen se janë të detyruar t’i rrisin çmimet pasi edhe furnitorët e tyre i kanë rritur ndjeshëm ato.
E në këto kushte ata që do të vazhdojnë të vuajnë pasojën e rritjes së këtyre çmimeve do të vijojnë të jenë konsumatorët shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit