Kurti: Isha i gatshëm të nënshkruaj marrëveshje, por pala serbe nuk e bëri
“Jemi në rrugë të mbarë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për fqinjësi të mirë evropiane”.
Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit në Bruksel. Kurti ka thënë se ishte i gatshëm të nënshkruajë për dakordimin e sotëm rreth planit evropian, por sipas tij pala serbe ka refuzuar një gjë të tillë.
Kurti u shpreh se pala serbe ndonëse u pajtua, nuk pranoi të nënshkruante marrëveshje.
“Sot patëm një takim pozitiv konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime të mëtejmë dhe është platformë solide për të ecur përpara dhe ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit për çfarë do të ketë edhe diplomaci fluturuese siç quhet.
Por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë diku nga mesi i muajit mars, me ndërmjetësimin apo fasilitimin e zotit Borrell dhe zotit Lajçak. Me këtë rast unë i falënderoj ata të dy për punën që kanë bërë deri më tash dhe besoj që jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për fqinjësi të mirë evropiane”, theksoi ai.
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor