“Shijojeni jetën çdo moment”- E sëmura me kancer zgjedh të festojë në ditët e fundit

E sëmura me kancer
28 Shkurt 2023 | 13:58

“Vdekjen askush nuk e ndal, ndaj jeta duhet shijuar në cdo moment”- është ky mesazhi i një 76-vjeçareje nga qyteti anglez i High Wycombe e cila vuan nga sëmundja e kancerit dhe është në stadin përfundimtar të jetës.

Në kushte të tilla ajo vendosi të organizonte një festë në vend që të bënte një “funeral”.

Linda Williams, 76, nga High  Wycombe, “urren funeralet” dhe donte të ishte në gjendje të “vallëzonte të gjithë natën” me miqtë e saj.

Një vit më parë ajo u diagnostikua me kancer terminal dhe më pas sëmundja u agravua ndjeshëm.

Gjatë kësaj periudhe ajo bëri një listë të gjërave që duhet të realizonte gjatë kohës që i kishte mbetur për të jetuar.

“Unë kurrë nuk kam qenë në një funeral, ato janë gjëra të mjerueshme, kështu që vendosa të bëja  një festë të jetës sime,” tha ajo.

Aksioni i parë ishte fluturim në një Spitfire. Ajo u vesh si pilot dhe mbante një parashutë të lidhur në shpinë, sikur do të kërcente nga avioni.

E dyta ishte festa me temën e viteve 1940, e cila u zhvillua  në tetor, dhe  përmbante gjashtë shfaqje, një lotari, një tortë dhe sanduiçe.

124 të ftuarit duhej të përdornin fjalën e koduar enigma për të hyrë në festë.

Ajo  tha se ishte shumë mirënjohëse miqve të saj për organizimin e festës. Pak muaj më parë, zonja Ëilliams vendosi se “i kishin mjaftuar spitalet” dhe mori vendimin që të kujdesej në shtëpi nga infermieret megjithatë ajo dha mesazhin e fortë se gjithmonë ka kohë për të realizuar dëshirat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse rebelët Huthi të Jemenit vazhdojnë sulmet ndaj anijeve tregtare. Në një...
17:55 | 23/07/2026

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Çmimet e naftës së papërpunuar arritën në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga muaji maj, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen...
17:36 | 23/07/2026