Mbi 32 mijë euro të padeklaruara në kufi, 2 persona nën hetim

32 mijë euro
28 Shkurt 2023 | 14:51

Dy persona janë nën hetim pasi tentuan të fusnin në Shqipëri rreth 32 200 euro.

Paratë e padeklaruara do të kalonin përmes pikës kufitare të Morinës dhe portit të Durrësit.

E gjithë shuma është sekuestruar nga uniformat blu.

Policia ka bërë me dije se shërbimet i gjetën shtetasit J. R. 58 vjeç, banues në Luksemburg, 20 mijë euro të fshehura në automjetin që drejtonte.

Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, 12 205 euro të padeklaruara sipas kërkesave të ligjit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Kukës dhe Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026