Studentët sërish në protestë, Rama: Tarifat e paguara për konviktet do të kthehen
Vendimi për zhvillimin e mësimit vetëm online, pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik i ka shqetësuar studentët, të cilët për të dytën ditë radhazi po protestojnë.
“Ne të rretheve kemi paguar qiratë, tarifat dhe nuk na është thënë asgjë përpara, është e padrejtë duke marrë parasysh që kemi shumë vështirësi ekonomike”, shprehet një studente.
“Kishim bërë të gjitha përgatitjet, kishim bërë shumë shpenzime edhe ishte shumë i papritur edhe i padëshirueshëm si vendim”, tha një tjetër.
Studentët thonë se mësimi për ta ende nuk ka nisur pasi janë të paqartë sesi do zhvillohen leksionet online.
“Jemi në vitin e parë dhe nuk e kemi fare idenë sesi do veprohet. Nuk e kam kuptuar akoma sesi ta përdor platformën dhe si do e organizojmë mësimin aty, pastaj ne që jemi me qira këtu nuk është se kemi internet në shtëpi”, deklaroi një protestuese.
“Duam që të paktën seminaret të bëhen në auditore. Nuk na ka ardhur asnjë e-mail, vazhdojnë të mos dërgojnë asgjë dhe në vijojmë të protestojmë”, tha një tjetër studente.
Në përkrahje të protestës ishin edhe pedagogë, të cilët thanë se një pjesë e konsiderueshme e studentëve që vijnë nga rrethet po hasin vështirësi.
“Ka katër ditë që studentët më shkruajnë gjatë gjithë kohës, sepse janë të paqartë, janë konfuzë, mos harrojmë se ne jetojmë në Tiranë dhe të jetosh në Tiranë është një realitet komplet tjetër me të jetuarit në Kukës, Tropojë, ku nuk bëhet fjalë për internet po nuk ka valë”, tha Haris Vongli, pedagoge në fakultetin ekonomik.
Sërish forcat policore bënë thirrje për largimin e studentëve nga rruga, por pa rezultat.
Protestës së studentëve iu është përgjigjur Kryeministri Rama, duke thënë se vendimi për mësim online erdhi vetëm për shkak të shifrave të rritje të të infektuarve, teksa dha edhe zgjidhjen për pagesat e konvikteve.
“Natyrisht që tarifat e paguara për konviktet do të mbahen për muajt e tjerë nëse do vijnë në konvikt ose do iu kthehen një për një”, tha Rama.
Në përfundim të protestës, studentët pjesëmarrës i dorëzuan Ministrisë së Arsimit një shkresë, ku i kërkuan kthimin në auditor për seminare dhe praktika mësimore si dhe përgjysmimin e tarifave për studentët e masterit.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset