Pas Komisionit Evropian, edhe SHBA ndalon ‘TikTok’. Urdhëri në Shtëpinë e Bardhë
Duke cituar arsye sigurie, administrata e presidentit Joe Biden u ka dhënë punonjësve 30 ditë për të eliminuar aplikacionin “TikTok” nga pajisjet elektronike.
Republikanët në Kongresin amerikan kërkojnë të shkojnë edhe më tej dhe po bëjnë përpjekje për një ligj që do të çonte në ndalimin e “TikTok” në nivel kombëtar.
Një zëdhënës i kompanisë e cilësoi lëvizjen një “teatër politik”, por kufizimi i aplikacionit nga qeveritë e vendeve të ndryshme sa vjen e zgjerohet.
Pak ditë më parë ishte Komisioni Evropian që ndaloi stafin e tij të përdorte aplikacionin e rrjetit social kinez, po për arsye sigurie.
Qeveritë perëndimore janë shumë të alarmuara nga fakti se kompanitë kineze të teknologjisë asistojnë Partinë Komuniste dhe shërbimet e saj të inteligjencës, duke mbledhur të dhëna nga e gjithë bota, duke pasur në fokus politikanët e nivelit të lartë dhe objektivat e sigurisë.
Kështu, i gjithë stafi i Komisionit u urdhërua që të heqë aplikacionin e “TikTok-ut” nga pajisjet e tyre zyrtare dhe nga ato personale, nëse në to kanë edhe aplikacione të tjera që lidhen me punën e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë