I dënuar për dhunë në familje dhe vrasje, ja kur u lirua nga burgu Ramazan Hutra

Dan Hutra
1 Mars 2023 | 14:32

Dy gra kanë humbur jetën dhe disa persona janë plagosur nga të shtënat në Paskuqan.

Ramazan Hutra, ish-dhëndri ka qëlluar me automatik drejt ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj. Burime për Euronews Albania konfirmojnë se ai ka dalë nga burgu me shuarje mase më 16 shkurt 2023.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se 41-vjeçari më herët ka vuajtur edhe një dënim për vrasje duke qëndruar në burg nga viti 2007 në vitin 2021.

Viktima mbetën, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Gjithashtu si pasojë e të shtënave u plagosën dhe ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nëna e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.

Një kushërirë e familjes ka dëshmuar se ish-gruaja ka pasur një fëmijë me autorin e ngjarjes, një vajzë 4-muajshe dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë. Prej 7 apo 8 muajsh sipas dëshmisë së zonjës ata ishin ndarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026