Pamje nga vendngjarja, identifikohet njëra viktimë dhe të plagosurit në Paskuqan

1 Mars 2023 | 14:03

Dy gra kanë humbur jetën dhe disa persona janë plagosur nga të shtënat me armë në një banesë në Paskuqan.

Ramazan Hutra, ish-dhëndri ka qëlluar me automatik drejt ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj. Është konfirmuar se ai sapo ka dalë nga burgu.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e ish-gruas mesditën e kësaj të mërkure.

Euronews Albania ka konfirmuar se viktima kanë mbetur: Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Gjithashtu të plagosur kanë mbetur dhe ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nëna e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.

Elena Hysa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale te Trauma, në gjendje të rëndë për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026