Aksidenti tragjik në Greqi, jep dorëheqjen ministri i Transportit
Ministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit Kostas Karamanlis ka njoftuar dorëheqjen e tij pas përplasjes fatale të dy trenave që ndodhi në Greqi të martën, raporton transmetuesi publik shtetëror ERT.
Aksidenti tragjik ku humbën jetën të paktën 36 persona dhe u plagosën 85 të tjerë ndodhi pak para mesnatës të së mërkurës në veri të Athinës.
Aksidenti ndodhi në qytezën Tempe afër Larisës, rreth 380 kilometra në veri të Athinës. Në trenin e pasagjerëve ndodheshin 350 udhëtarë
Mediat në shtetin fqinj e cilësojnë aksidentin si më të rëndin që ka ndodhur ndonjëherë me këto mjete transporti.
Presidenti i Greqisë e ka përshkruar aksidentin si një “tragjedi të paimagjinueshme” dhe ka shpallur tri ditë zie kombëtare.
Të shumta kane qenë mesazhet e ngushëllimit për Greqinë qoftë nga politikanë shqiptarë por edhe europianë. Komisioni Europian ka ulur flamujt në gjysmë shtizë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus