SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive që i akuzoi se kanë gjeneruar paligjshëm të ardhura për Qeverinë e Koresë së Veriut.
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme e Thesarit (OFAC) vendosi sanksione ndaj korporatës Chilsong Trading, që tha se përdoret nga Koreja e Veriut për të fituar monedha të huaja dhe për të mbledhur inteligjencë. Po ashtu, është sanksionuar korporata Korea Paekho Trading, që akuzohet se ka gjeneruar fonde për Qeverinë e Koresë së Veriut që nga vitet ’80, përmes projekteve ndërtimore në mbarë Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.
SHBA po ashtu sanksionoi dy individë – Hwang Kil Su and Pak Hwa Song – për ndihmën që i kanë dhënë Qeverisë verikoreane për të fituar të ardhura, u tha në deklaratën e Thesarit amerikan.
Thesari po ashtu tha se këta dy persona kanë themeluar kompaninë e quajtur Aconde SARL në Republikën Demokratike të Kongos me qëllim që të fitojnë të ardhura nga projektet ndërtimore me qeveritë lokale.
Javën e kaluar, media shtetërore tha se Koreja e Veriut ka testuar raketën e katërt strategjike lundruese gjatë stërvitjeve ushtarake që synonin të demonstronin aftësinë e shtetit për të kryer kundërsulme bërthamore kundër, siç u tha, forcave armike.
“Programi i paligjshëm i armëve të shkatërrimit në masë dhe i raketave balistike” të Koresë së Veriut “kërcënon sigurinë ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal”, tha Brian Nelson, zyrtar i lartë për sanksione në Departamentin amerikan të Thesarit në SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona