“Pasi iu bllokua arma, qëlloi me thikë”, gazetari jep detaje për vrasjet në Tiranë

Dan Hutra
1 Mars 2023 | 21:22

Gazetari Besar Bajraktari ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e trefishtë që ndodhi këtë të mërkurë në Tiranë, me autor Ramazan (Dan) Hutra.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bajraktari u shpreh se Hutra i kishte planifikuar vrasjet.

Sipas gazetarit, në një nga rastet atij iu bllokua arma dhe më pas qëlloi me thikë.

“Edhe nga informacionet që policia ka dhënë gjatë ditës së sotme, kemi të bëjmë me një person që e ka paramenduar një krim të tillë. Ka pasur të gjitha mjetet e nevojshme, ka pasur edhe mjete rezervë, siç ishte përdorimi i thikës në rastin e dytë, pasi kishte kryer një plagosje tjetër.

Në momentin që iu bllokua arma, ai qëlloi me thikë. Siç duket, ai e ka planifikuar të gjithë këtë”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026