Pensionistët: Ilaçet i blejmë, s’na bëjnë efekt ato që na jep mjeku me rimbursim

Te moshuarit
1 Mars 2023 | 22:47

Ilaçet e rimbursueshme që jepen falas shpesh nuk japin asnjë efekt. Për këtë arsye shumë pensionist detyrohen të marrin alternativën më të mirë me para në dorë.

Liria dhe bashkëshorti i saj, të dy pensionistë, përballen çdo muaj me vështirësi financiare. 20% nga të ardhurat mujore ato I shpenzojnë për medikamente, pasi barnat e ofruara falas nga shteti nuk ju bëjnë efekt.

“Ilaçet ca i marrim falas, ca i blejmë se nuk bëjnë, për diabetin i blej, ua jep mjeku me rimbursim, na i jep por nuk bëjnë efekt, fishat s’na i japin fare, marrim rimbursim për yndyrnat po nuk më bën efekt, më rri po njësoj kur bëj analizën, kështu që marr me lekë, 12 mijë lekë”, thotë e moshuara.

70 mijë lekë çdo muaj nga të ardhurat e tyre shkojnë vetëm për medikamente.

“Të dy 450 mijë lekë marrim, hiq ilaçet mua s’më ngelet një lekë, me dashtë me pi kafe me një shok nuk kam. Kam pas mbajtur 20-30 mijë lekë, dhe ato s’po i mbaj dot”, tregon bashkëshorti i Liries.

Liria ka punuar vetë si infermiere 45 vite, dhe sot tregon se çmimet e ilaçeve që ajo përdor rriten çdo vit.

Por si ky çift pensionistësh ka shumë. Të gjendur përpara alternativave mjekësore të paefektshme, zgjedhin që ilaçet t’i blejnë.

Ankesat e pensionistëve, nuk ndalen vetëm tek blerja e ilaçeve, por edhe tek mungesa e shërbimit mjekësor në kohë.

“Kam vuajtur nga sytë dhe vuaj nga sytë. I kam blerë vetëm me lekët e mia se ka shumë burokraci, aq sa të them se dhe operacioni që bëhet në ‘Nënë Tereza’ mos të them 6 muaj po 5 muaj duhet të të zvarritë deri sa të arrish”, thotë e moshuara.

Të gjendur në këto situata shpesh të moshuarit ju drejtohen spitaleve private, për të marr shërbim sa më të shpejte, edhe pse kundrejt faturave të kripura për xhepat e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026

Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë...
12:30 | 25/06/2026

Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4

Tre objekte janë shembur këtë të enjte në Vlorë, në kuadër të vijimit të projektit që lidh Rrugën Transballkanike me Portin dhe vazhdimësinë e Lungomares...
11:55 | 25/06/2026