“Lozim në baltë”,  të moshuarit në Durrës pa qendër ditore

4 Shkurt 2023 | 19:52

Edhe pse është një ndër qytetet më të mëdha në vend, sërish Durrësi nuk ka një qendër ditore për moshën e 3-të. Një tjetër problem është edhe mungesa e hapsirave të gjelbërta, ku pensionistët mund të qëndrojnë për të luajtur domino apo shah.

Mungesa e qendrave për të kaluar kohën e lirë, ka bërë që mosha e tretë të gjejë ngushëllim nën disa pemë të mbetura ende në këmbë.

“Jemi nja 10-15 shokë pensionistë këtu. Kalojmë kohën, kur është kohë e mirë. Kur është kohë e keqe rrimë në shtëpi”, tha një i moshuar.

Ata ulen ku të munden, në beton, në majë gurësh, në baltë a kartonë. Kërkesa kanë shumë, por duan gjërat më elementare.

“Ne duam gjëra të vogla, se gjërat e mëdhaja nuk i bëjnë dot ata”, tha një tjetër i moshuar.

Reagimet e të moshuarve të tjerë:

“Stola duhen. Shiko ku janë ulur, në baltë. Ne na duhen tavolinë e karrige, ato s’na i bën njeri”.

“Durrësi ka nevojë për një qendër sesbën, por mbi të gjitha ka nevojë për një banjë publike”

“Ja paguajmë 50 lekë ose 70 lekë, pijmë një kafe e shkojmë në banjë. Ç’të bëjmë ne?”

Ky rast nxjerr në pah 2 mungesa të mëdha, në bashkinë e dytë më të madhe në vend: Atë të qendrave ku të moshuarit mund të kalojnë kohën e lirë dhe të hapësirave të gjelbra.

Për këto të fundit, në harkun kohor të pesë viteve (2015-2020) Durrësi ka humbur 8.7 hektarë gjelbërim, duka pasur ekzistues vetëm 23.53 hektarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026