Manja: Personi ‘A’ në dosjen McGonigal mik i opozitës, do dalin lidhjet
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka thënë se personi “A” në dosjen e McGonigal është mik i opozitës.
Ai tha se nëse McGonigal do të ishte paguar nga personi ‘A’ ky i fundit do të ishte në burg dhe jo duke ngrënë dreka e darka me opozitë, mbështetësit e Sali Berishës.
Ndër të tjera ai tha se lidhjet e personit “A” me opozitën do të dalin shumë shpejt.
“Nëse McGonigal do të ishte paguar nga personi A që është një mik i njohur botërisht i këtij krahut këtej, personi A do të ishte në burg dhe nuk do të ishte bërë foto në mes të Tiranës me Artan Hoxhën dhe as nuk do të festonte vitin e ri duke e ngrënë dreka e darka me eksponentë të rëndësishëm të revolucionit, madje krahu n më të fuqishëm të revolucionit, në lokalet më luksoze të Tiranës , por duroni se do i dalin pak më vonë kur të përfundojë procesi në Amerikë. Do të dalin dhe lidhjet e juaja me personin A”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta