“Boll bëtë teatër!”- Balluku rikujton “21 Janarin”: U kërkua zjarr luftarak
Në seancën e sotme plenare, ku u diskutua mocioni me debat për çështjen McGonigal, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, zgjodhi të rikujtonte edhe një herë çështjen e “21 Janarit” .
Duke ju drejtuar deputetes demokrate Flutura Açka, ajo th se nuk e dëgjoi atë t’i digjej shpirti për 4 të vdekurit në bulevardin para Kryeministrisë së Shqipërisë, por po i digjet shpirti për drejtësinë amerikane.
“Nuk të dëgjova që të thoje ndonjë fjalë për sa i përket “21 Janarit”, se unë kam qenë në bulevard kur Ndrea Prenga kërkonte që të hapte zjarr luftarak. Ju do keni qenë duke shkruar në ato momente, por për 21 Janarin a keni gjë për të thënë?
Pse s’i thoshte që të hapej zjarr luftarak në bulevard, unë kam qenë në bulevard atë ditë dhe me mua kanë qenë shumë njerëz këtu. Ju do keni qenë në shtëpitë tuaja duke na parë nga televizori. Nuk e ka kaluar askush gardhin e kryeministrisë dhe ata që u vranë ishin në bulevard dhe ishit larg.
Nuk ju pashë sot t’ju digjej shpirti për “21 Janarin” dhe për 4 të vrarë, ndërkohë që po ju digjet shpirti se çfarë do ndodhë me drejtësinë amerikane. Boll erdhët këtu të bëni teatër dhe të zgjidhni problemet tuaja frojdiane me varre, me të vdekur dhe më kalorës. Ti Doruntina dil dhe gjeje Kostandinin e vdekur se e ka dhe kalin jashtë, kalin e keni sjellë, Kostandinin e ke dhe ti e dashur Doruntinë, merre dhe i hipni të dy kalit dhe shkoni e takoni mamanë tuaj”, tha në fjalën e saj zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij