“Foli 45 minuta dhe s’tha asgjë”, Gazment Bardhi për Ramën: U soll si një i pandehur

2 Mars 2023 | 12:02

“Erdhi foli 45 minuta, nuk tha asgjë dhe iku”  kështu e nisi fjalën e tij në seancën e mbajtur këtë të enjte, Gazment Bardhi i cili tha se Kryeministri u soll gjatë mocionit me debat si një i pandehur.

Sipas tij Edi Rama zgjodhi të heshte, pasi si kryeministër ai ka kaluar “çdo vizë të kuqe”, në korruptimin e zyrtarit.

“Nëse prisnit që sot Edi Rama të jepte shpjegime ai u soll siç ne e kemi paralajmëruar që para një muaj,  si i pandehur. Vendosi të heshte në lidhje me akuzat, Kjo sepse si kryeministër ka kaluar çdo vizë të kuqe. Është përfshirë në një nga aferat më të rënda në 32 vite. Më e rënda sepse ka brenda pasoja të shumëfishta, ka brenda korrupsion, ka brenda para të pista, ka brenda intrigën, ka brenda, ka brenda trafikun e influencave ka brenda abuzimin me pushtetin për të goditur kundërshtarin me mjete jo demokratike, Ka brenda cenimin e sigurisë kombëtare, ka brenda cenimin e marrëdhënieve me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka brenda turpërimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ka brenda tentativën e Edi Ramës për të diskretituar kredibilitetin e institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri duke dëmtuar rëndë imazhin e mikut tonë të madh strategjik dhe aleatit tonë në NATO, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkurt është një pisllëk kriminal që vetëm Edi Rama mund ta kryejë”, tha Gazment Bardhi në fjalën e tij në Parlament”, tha Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026