Rama: Po, kam ngrënë darkë me McGonigal dhe më ftoi ai
Ndërsa kryeministri Rama mbante fjalën e tij në Kuvend, opozita reagoi nga vendi duke shkaktuar zhurma në sallë.
Në këto kushte kryeministri kërkoi ta dëgjonin duke qenë se prej kohësh kanë kërkuar praninë e tij në sallë dhe sqarime për çështjen McGonigal.
Nga foltorja Rama foli dhe për darkën që ka ngrënë me ish-zyrtarin e FBI-së në New York.
“Jemi te hera e nëntë, pika 37, faqja 8. Në dhjetor 2017, McGonigal darkoi në New York City me personin A dhe kryeministrin e Shqipërisë. Po, e vërtetë është, hëngri darkë me mua dhe më ka ftuar ai në darkë dhe jo unë atë, sepse në Shqipëri e ftoja unë atë, në New York më ftonte ai mua dhe ku është këtu krimi apo kompromentimi që kam ngrënë darkë me shefin e kundër-inteligjencës?” – tha Rama.
Seanca maratonë e kësaj të enjteje pritet të zgjasë gati 24 orë. Do të zhvillohet mocioni me debat për kryeministrin Edi Rama sa i takon çështjes McGonigal.
Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion ndërsa PD-ja do të ketë 350 minuta.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro