Rama ironizon: Nga revolucioni me 200 mijë njerëz jam fshehur disa herë në Dajt

2 Mars 2023 | 11:16

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në seancën maratonë të kësaj të enjteje në Kuvend.

“Po të doni mos u shkulni më kurrë nga udhëkryqet e revolucioneve tuaja imagjinare për të vulosur largimin tim, por mua s’do më keni më palë. Në këtë vallen e pambarimtë të shpatave tuaja, një neveri kombëtare ku pa e dëshiruar dhe as kuptuar jam kthyer në pjesë të pandarë të saj. Ju jeni në rregull. Keni hyrë në vitin e dhjetë të rrugës ku më keni rrëzuar disa herë çdo vit, më keni tërhequr zvarrë çdo dy vjet, më keni detyruar të arratisem një vit po dhe një vit jo, keni mbledhur 100 mijë deri në 200 mijë njerëz në bulevard 120 herë duke më detyruar të fshihem në malin e Dajtit 60 herë dhe 60 herë të tjera mos të di as ku të fshihem dhe që t’i themi të gjitha siç janë më keni mundur në të gjitha zgjedhjet e 9 viteve të fundit dhe jam i vetëdijshëm se ky vit i dhjetë do të jetë viti i fitores suaj më të madhe elektorale të kësaj dekade,” – ironizoi Rama.

Ai vijoi me ironinë kur tha se meqë Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin opozita “i ka në xhep” më 14 maj, atë ditë do të fitojë dhe Vlorën dhe Uashingtonin.

Seanca maratonë e kësaj të enjteje pritet të zgjasë gati 24 orë. Do të zhvillohet mocioni me debat për kryeministrin Edi Rama sa i takon çështjes McGonigal.

Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion ndërsa PD-ja do të ketë 350 minuta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026