“Hidhuni përpjetë”, Rama: S’do shkojë pas avazit të copave e çikave opozitës

2 Mars 2023 | 11:09

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur me nota të larta ironie në fjalën e tij në Kuvend kundrejt opozitës.

Kreu i qeverisë tha  se nuk do të shkojë më pas avazit të opozitës pasi sipas tij është bërë copë e çikë.

Më tej ai theksoi se opozita nuk do e ketë nderin e përballjes me të.

“Është mocioni më absurd në historinë e këtij Kuvendi, një kulmim i përçarjes në formën e një marrie konspirative të cilët prodhuesit e filmave me spiunazh në hollivud do ta refuzonin si një shthurje delirante të fantazisë njerëzore. Nuk do të  furnizojë më me energjinë time zjarrin e përditshëm të përplasjes së politikës. Nuk do armatosem përditë me fjalorin e kësaj luftë të ulët politike dhe nuk do i shkojë pas avazit copave e çikave të një opozite që përsërit vetveten. Janë përfshirë në zell në këtë palo luftë. Flisni, bërtisni, ulërini, akuzoni, shpifni, ofendoni, sajoni, protestoni, hidhuni përpjetë sa të doni, por nderin e përballjes me mua nuk keni për ta pasur”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026