Berisha shpërthen në Kuvend: Kaos nëse Rama nuk i përgjigjet pyetjeve për McGonigal

2 Mars 2023 | 10:56

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për korruptimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles Mcgonigal.

Gjatë mocionin debat në Kuvend, Berisha tha se opozita ka 13 pyetje për përfshirjen e kryeministrit Rama në çështjen McGonigal dhe paralajmëroi për kaos në vend nëse kryeministri refuzon të përgjigjet.

“I ka hyrë lepuri në bark dhe ka një frikë të tmerrshme se ka kryer krime të shëmtuara, kombëtare dhe ndërkombëtare. Mirë është të sillni një barrel këtu sepse i ka ra fuqia te këmbët. Ai sot bëri mirë që s’doli aty se nuk ka si të paraqitet aty para shqiptarëve me krimin e shëmtuar transatlantik që ka kryer. Jam këtu përr një sërë pyetjesh, janë 13 por duhet të jenë 130. Pa marrë përgjigje këto pyetje, Shqipëria do të ketë kaos, kaos dhe vetëm kaos. Përgjegjësia do të jetë mbi atë që pagoi vrasësin me pagesë të opozitës.

Zonja dhe zotërinj është e pashembull që një vend partner t’i rekrutojë kryezbuluesin një vendi që udhëheq NATO-n dhe botën e lirë”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026