Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të Dan Hutrës
2 Mars 2023 |
10:37
Seanca plenare e kësaj të enjteje, ku pritet të mbahet mocioni me debat me kryeministrin Rama në lidhje me çështjen McGonigal, nisi me 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të ditës së djeshme në Tiranë.
Ishte kryetarja e Kuvendit ajo e cila kërkoi këtë nderim kundrejt tre grave të vrara të mërkurën në kryeqytet nga Dan Hutra.
Nikolla kërkoi nga autoritetet dhënien e dënimit maksimal për agresorin e këtij krimi të rëndë.
“Dje në Kamzë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku 3 gra u vranë dhe u plagosen tre të tjera. Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë që të reflektojmë dhe të lëvizim. Agesori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit. Për jetët e ndërprera tragjikisht ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje”, tha Nikolla.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart