Rama shpjegon aktakuzën: S’ka asnjë të akuzuar tjetër vec McGonigal

2 Mars 2023 | 11:04

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në seancën maratonë të kësaj të enjteje në Kuvend.

Ai e cilësoi opozitën një “shpërthim të kanalit të ujërave të zeza” që kërkon të përdorë politikisht çështjen McGonigal.

“Një përpjekje e dëshpëruar për të shfrytëzuar politikisht një process gjyqësor në Shtetet e Bashkuara i cili s’ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht,” – u shpreh Rama.

Ndërsa rikujtoi se McGonigal akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me një oligark rus dhe se prokurorët kanë konstatuar sipas tyre edhe shkelje në vizitat e tij në Shqipëri, Rama interpretoi  më në detaje aktakuzën.

Aktakuza shënon gjithashtu se ai nuk i ka deklaruar udhëtimet apo takimet në rajon dhe gjithashtu nënvizon se ka marrë para borxh nga një shtetas shqiptaro-amerikan, i ashtuquajtur personi A. Në rreshtat e aktakuzës përmendet dhe hetimi amerikan i parave ruse të Partisë Demokratike ku shënohet dhe që personi A ka marrë nga zyra ime një material lidhur me këtë çështje.

Aktakuza flet dhe për një person B i cili ka qenë këshilltar i jashtëm i imi disa vite më parë dhe i njohur i të akuzuarit. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përvec ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal,” – deklaroi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026