Zbulohet kapsula e kohës në kutinë e fshehur në një kishë

Kapsula e kohes
2 Mars 2023 | 15:37

Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë në Štítnik, Sllovaki. Një kapsulë kohore 188-vjeçare u zbulua gjatë rindërtimit të çatisë së kishës së Shën Júda Tadeáš.

Kutia u gjet e fshehur nën një kryq metalik dhe u hap për të zbuluar tre dokumente të palosur, dy prej të cilave datojnë nga viti 1834 dhe i treti 20 vjet më vonë.

Sot ato po ruhen në arkivin e zyrës së peshkopit në Rožňava. Dokumentet përfshijnë një poezi që përshkruan historinë e kishës e cila dikur mori flakë dhe sesi u restaurua.

Sylvia Lörinčíková, një historiane, shprehu habinë e saj me kapsulën e kohës.

“Ajo plotëson jo vetëm historinë e vendndodhjes së kishës, por ne mund të krijojmë vërtet një tablo të gjerë , një mozaik të jetës së atëhershme”, shprehet ajo.

Dokumentet përfshijnë detaje mbi udhëheqjen e vendit, peshkopin e Rozhnavit dhe çmimin e mishit, të korrave bujqësore dhe rosave, duke ofruar një pamje unike të jetës në fillim të shekullit të 19-të.

Famullitari aktual u frymëzua nga zbulimi dhe vendosi të krijonte një kapsulë të re kohore që do të dokumentojë riparimin më të fundit të çatisë, si dhe ngjarje të tjera aktuale që do të tregojnë në të ardhmen për epokën tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026