Zbulohet “shtëpia jeshile” në Tiranë, sekuestrohen 100 mijë euro kanabis
Në 12 orë janë zhvilluar 2 operacione nga policia.
Policia njofton se janë organizuar në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes të pronës.
Në operacionin e parë u zbulua një vilë ku kultivohej kanabis në Tiranë.
Ervin Prifti alias Ervin Beti alias Ervin Preni, Artan Muça dhe Gentian Muça u arrestuan.
Droga kultivohej dhe bëhej gati për shitje në shtëpinë e Artan Muçës. 100 mijë euro kanabis, 3 armë zjarri, municion luftarak dhe një granatë ishin ndër materialet e sekuestruara.
U dokumentua gjithashtu vjedhja në 24 banesa në rrethin e Kavajës.
Nga ky operacion u arrestuan Eraldo Troshku, Ervis Qoli dhe Enea Meta. Dy të parët janë dënuar edhe më herët për vjedhje. Gjithçka ka ndodhur gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të vitit 2023, kryesisht në banesat e emigrantëve.
Mes sendeve të vjedhura u sekuestruan gjithashtu edhe 2 armë zjarri dhe municion luftarak.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në këtë kuadër fton qytetarët, për vijimin e bashkëpunimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid