Avokat Beqiri: Njerëzit të ruajnë veten se sa për policinë janë të vdekur
Avokati Idajet Beqiri tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se njerëzit duhet të ruajnë veten dhe të mos presin nga policia.
“Nuk kemi polici parandaluese. Nuk është çështja se këto i kemi me mijëra e nuk i mbulojmë dot, por i kemi të gjitha llojet e mjeteve për t’i identifikuar këta njerëz,” – u shpreh avokati duke komentuar këtu rastin e Dan Hutrës, i cili kreu tre vrasje grash dje në Tiranë
“Njerëzit tanë për fat të keq duhet të ruajnë veten se po qe për Policinë e Shtetit, po qe për parandalimin e Policisë së Shtetit, janë të vdekur, janë të mbaruar,” – tha Beqiri.
Ramazan (Dan) Hutra autori i vrasjes me armë zjarri të 3 grave të mërkurën në kryeqytet është arrestuar nga policia.
Hutra është vënë në pranga pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid