Edhe 1 vit pagë për 800 ish punonjës së rafinerisë së Ballshit

2 Mars 2023 | 15:57

Naftëtarët e Ballshit do të paguhen nga buxheti i shtetit edhe për vitin 2023.

Me daljen nga puna pas mbylljes së raifnerisë në qytet për të dytin vit në radhë, kjo pagesë kalimtare do të jetë 34 mijë lekë deri në fund të marsit dhe për pjesën tjetër të vitit, 40 mijë lekë në muaj që përputhet me pagën minimale në vend.

Vendimi mbulon nevojat e 800 naftëtarëve, që janë në kushte papunësie për shkak të mbylljes së rafinerisë.

Nëse ndonjë prej tyre, ka nisur punë ose do të punësohet këtë vit, automatikisht përjashtohet nga ndihma e shtetit.

Naftëtarët qëndruan në grevë urie për më shumë se 40 ditë në vjeshtën e vitit 2021, pasi kompania private që menaxhonte rafinerinë kishte ikur pa u dhënë rrogat. Greva u mbyll pas marrëveshjes për pagesat kalimtare, që kapin një vlerë të përgjithshme rreth 300 mln lekë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026