Rikonstruksioni i rrugës në shkelje, bashkia nuk vendos tabela informuese

Durres
2 Mars 2023 | 17:22

Tabelat e punimeve janë të detyrueshme të vendosen në momentin e hapjes së kantierit të ndërtimit, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2015.

Por këtë vendim bashkia e Durrësit e ka shkelur me të dyja këmbët në lagjen nr.17.

Kjo është rruga “Gjelbërimi”. Aty prej javësh kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj, por tabela informuese, që i shërben edhe transparencës, nuk duket gjëkundi.

“Këtu kanë filluar punimet, por këtu s’ka një tabelë”, thotë një qytetar.

Të painformuar dhe pa asnjë komunikim me bashkinë, banorët janë njohur me faktin kur projekti i rrugës u ka prekur me disa metra oborret e shtëpive.

“Mua 5 milionë lekë investim në oborr ma ka çuar 0 shteti. Ose të ma kompensojë, ose ta gjejë vetë të bëjë diçka”, shprehet një banor.

Ata nuk janë kundër projektit, por kërkojnë transparencë.

“Ne si banorë kemi kërkuar që të rehabilitohet zona, prandaj e kuptojmë që dhe prishje do bëhen, por të paktën shteti të njoftojë, të vendosë në dispozicion dokumentet dhe kaq”, thotë një qytetar.

Pavarësisht kërkesave për transparencë e informacion, banorët ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga bashkia, për të cilën KLSH ka nisur një auditim lidhur me ligjshmërinë e punimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026