“Mund të ketë rinumërim votash”, Avni Mustafaj: Rezultati në SHBA nuk do dihet ndoshta dhe për tri ditë
Pas votës së hedhur, qytetarët amerikanë qëndrojnë në pritje të emrit të ri të presidentit, i cili do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme. Avni Mustafaj, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan tha për Euroneës Albania se demokratët janë disi të zhgënjyer për humbjen e Senatit.
“Ende po presim rezultat përfundimisht, por megjithatë demokratët janë pak të zhgënjyer për faktin që këtë kanë pasur pretendimin do të mbajnë kongresin, do fitojnë Senatin dhe do fitojnë edhe zgjedhjet presidenciale. Senatin nuk e kanë fituar dhe kjo është një humbje e madhe, sepse Senati ka ndikime shumë të forta”, tha ai.
Numërimi i votave vijon edhe në ato shtete, të cilat konsiderohen përcaktuese për shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë. Ai tha se të dyja kampet thonë se do të fitojnë në këto shtet, por për z. Mustafaj këto janë spekulime dhe nuk ka ende një projeksion të qartë se kush do shpallet fitues.
“Në Pensilvani dhe Uiskons, ato vota që nuk janë numëruar do t’i shkojnë Biden, pak a shumë demokratët fitojnë më shumë në qytete se në fshatra. Të dyja palët thonë se jemi në pozitë më të fortë, por besoj se Biden është në avantazh, por megjithatë deri sa të numërohen kutitë janë spekulime’, tha ai.
Gjatë intervistës me gazetaren Bruna Çifligu, z. Mustafaj nuk e përjashtoi faktin që në shtetet ku gara është e ngushtë të ketë rinumërim votash. Ai shtoi se mbi këto premisa presidneti i ri i SHBA-së mund të konfirmohet vetëm pas tri ditësh.
“Demokratë kanë përfituar shumë më shumë nga njerëzit që kanë fituar përmes postës. Po këtu problemi është se do ketë rinumërim në disa zona. Sepse shifrat janë shumë të afërta. Këto që nuk janë vendos ende, Uiskons, Pensilvani dhe Michigan, dhe disa nga këto mund të shkojnë në gjykatë. Ka mundësi që nuk do të dimë rezultatin ndoshta edhe dy apo tri ditë”, theksoi ai.
Lexoni gjithashtu
- Shtetet ‘e lëkundura’ të Amerikës, aty ku vendoset fati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA
- Zgjedhjet në SHBA 2020, 10 momentet kulmore të fushatës, nga inkriminimi tek COVID
- Presidenti amerikan Donald Trump: Do ta shpall fitoren vetëm kur të kem fituar
- Një Amerikë e përçarë, qytetarët e SHBA mes dy dilemash
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut