Balla: Sali Berisha duhet të mësohet të vijë në SPAK

3 Mars 2023 | 09:37

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha duke dalë nga SPAK se Sali Berisha duhet të mësohet të vijë në institucionin në fjalë.

“Është një vepër penale e cila duhet ndëshkuar. Edhe me Bashën e kam fituar gjyqin për shpifje, kam fituar dhe do ta fitoj edhe me Berishën. Thirrja ime sot nga Gyykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është që Berisha duhet të mësohet të vijë për çështje që e kemi thirrur ne, por më së shumti për për çështje që e kanë thirrur shqiptarët. Shqiptarët e kanë thirrur për plot çështje ndër to 21 Janari, Gërdeci, privatizimi i OSSH, privatizimi i kompleksit Partizani, një privatizim i turpshëm. Saliu duhet të bëhet gati që të jetë një klient i përhershëm këtu. Kam bërë padi për disa akuza të paqena në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.

Taulant Balla ka paditur në GJKKO Berishën pasi në një seancë plenare në Kuvend, Sali Berisha e ka akuzuar Ballën për vrasjen e Ravik Gurrës.

Ravik Gurra

Ravik Gurra njihet si avokati i Emiljano Shullazit.

Gurra ka mbrojtur edhe dy vëllezërit Hysa, Agron dhe Kujtim Hysa, pronarët e firmës “Vëllezërit Hysa”, të cilët ndodhen në burg të akuzuar për abuzime me vlerë rreth 500 milionë lekë në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026