Kaso kërkoi përjashtimin e Alibeajt nga procesi për vulën, gjykata merr vendimin
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur që kërkesa e bërë nga përfaqësuesit e Berishës për përjashtimin e Alibeajt nga gjyqi për vulën, të jepet pasi të bëhet gjykimi në themel i çështjes.
Sipas gjykatës kërkesa paraprake e bërë nga Ivi Kaso, është në thelbin e saj e ngjashme me ankimin e themelit dhe ndaj përgjigjja për këtë kërkesë do të jepet në vendimin përfundimtar.
Nëse pranohej kërkesa e përfaqësuesit të Berishës, që Alibeaj të mos ishte palë në proces, atëherë çështja pushohej automatikisht dhe mbetej në fuqi vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri.
“Në kundërshtim me ligjin, Enkeleid Alibeaj ka bërë ankim gjykatën dhe po në shkelje të ligjit, gjyqtarja Blerina Muca e ka pranuar këtë ankim. Deputeti Enkeleid Alibeaj nuk legjitimohet si ankimues dhe ne kërkojmë që kjo të jetë gjeja e parë që të merret në shqyrtim nga Gjykata e Apelit”, kërkoi Kaso në nisje të seancës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta