Akti terrorist në Vjenë rrit frikën në Europë, Gjermania kontrollon kufijtë
Austria po vazhdon të përjetojë jehonat e sulmit terrorist, që shkaktoi katër të vdekur dhe 22 të plagosur. Gjithashtu ky akt ka rritur frikën edhe në shtete të tjera të Europës, të cilat kanë rritur vigjilencën në kufij
Pyetja kryesore që shtrohet është se si një 20-vjeçar i lindur në Austri ka arritur të bashkohet me grupin ekstremist ISIS.?
“Fakti është se terroristi arriti të mashtrojë programin e de-radikalizmit të sistemit të drejtësisë. Ai arriti të mashtrojë njerëzit me të, për të marrë një lirim të hershëm. Prandaj nuk kishte shenja paralajmëruese për radikalizmin e tij”, tha Karl Nehammer, ministër i Brendshëm.
Autoritetet austriake kanë konfirmuar se atentatori ka vepruar I vetëm. Megjithatë 14 veta janë arrestuar, kurse dy shtetas të tjerë zviceranë janë vënë së fundmi nën pranga. ISIS nga ana tjetër ka deklaruar, se ka qenë shkaktari I këtij sulmi terrorist. Gjermania ka vënë pika kontrolli në kufijtë e shtetit.
Ndërkohë Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorizmit (Joint Terrorism Analysis Centre, JTAC) në Britani e ka vënë këtë shtet në gatishmëri për ndonjë sulm të ngjashëm.
“Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorizmit ka ndryshuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nivelin e kërcënimit prej terrorizmit, nga të dukshme në të rendë. Publiku britanik duhet të jetë vigjilent, por jo I alarmuar. Kjo është një masë paraprake”, thotë Priti Patel, Sekretarja e Brendshme e Britanisë.
Pas kësaj ngjarje vazhdojnë hetimet, ndërsa Kancelari i Austrisë është shprehur se “nuk duhet t’i dënojmë të gjithë anëtarët e kësaj feje”.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus