“Demokratët duhet të jenë më të bashkuar se kurrë”, Alibeaj pas vendimit të Apelit

Enkelejd Alibeaj
3 Mars 2023 | 20:25

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vendosi që çështja për vulën të kalojë për rigjykim në Shkallën e Parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj u shpreh se vendimi vjen si një ogur i mirë për demokratët dhe se duhet të jenë më të bashkuar se kurrë.

Ndër të tjera, Alibeaj ftoi demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jenë bashkë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë. Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.

Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve. Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira”, shkroi Alibeaj në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026