Solli në Shqipëri mbi 24 tonë naftë, lihet në burg kapitenin rus Alexey Smaznov

4 Mars 2023 | 10:17

Prokuroria e Durrësit, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për kapitenin Rus, Alexey Smaznov, i cili solli kontrabandë në Shqipëri 24500 ton naftë.

Trupa gjykuese pranoi kërkesën e prokurorisë, ndërsa avokati kërkoi masë sigurie arrest shtëpie, që do të thotë të qëndronte në anije.

Avokati Artjon Beqiraj është shprehur se kapiteni nuk ka bërë asnjë shkelje.

“ Kapiteni nuk ka bëre asnjë shkelje. VKM thotë që anija nuk duhet të lejohet të importojë naftë, jo të bllokohet. Në rastin konkret kemi të bëjmë vetëm me tentativë, pasi anija ishte në radë”- mësohet të ketë thënë ai.

Kapiteni i cisternës së naftës “Grace Felix” Alexey Smaznov, u arrestua tw martwn e 28 shkurtit.

Në vendimin e siguruar shkruhet se “më datë 19 shkurt 2023, nga kontrollet e ushtruara në anijen ‘Grace Felix’, si dhe nga kontrolli i dokumentacionit të anijes, ka rezultuar se nuk dihet origjina e kësaj nafte dhe dyshohet se është naftë me prejardhje ruse.”

Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22 500 tonë lëndë djegëse naftë.

Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, më datë 20 u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026