Berisha: Edi Rama mendoi të na japë një goditje, por na dha një kushtrim
Sali Berisha e ka konsideruar të turpshëm vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit që ia la vulën e PD-së Enkelejd Alibeajt.
Në një mbledhje me deputetët e PD-së Berisha tha se kreu i qeverisë Edi Rama mendoi se i dha një goditje opozitës por sipas tij i dha vetëm nëj kushtrim.
Më tej ai theksoi se të gjithë ata që u angazhuan në luftën kundër opozitës, janë në llojin e tyre McGonigalë, pavarësisht rolit që kryejnë, ambasadorë apo këshilltarë.
“Vendimi i djeshëm është turp dhe faqe e zezë. Vendimi u shkrua nga Edi Rama dhe u dërgua në gjykatë nga Elira Kokona, ndihmësja e Don Agaçios, e shquar për vendime korruptive, dhe u lexua. Më këtë rast, u them demokratëve, që sigurisht se Edi Rama mendoi të na japë një goditje. Por në të vërtetë na dha një kushtrim. Ai nxori fytyrën e tij siç e ka. I gatshëm dhe i aftë të marrë çdo vendim, të mbajë çdo qëndrim. Të gjithë ata që u angazhuan në luftën kundër opozitës, janë në llojin e tyre McGonigalë, pavarësisht rolit që kryejnë, ambasadorë apo këshilltarë.
Opozita shqiptare do mbetet opozita më properëndimore në historinë e vendit dhe të rajonit. Demokratët janë sot të thirrur të vazhdojmë revolucionin tonë. Janë ata që veprojnë në këtë mënyrë, që u kemi kallur tmerrin dhe datën. Janë ata që kërkojnë në mënyrat më antiligjore, më antikushtetuese që të na largojnë nga gara. Janë ata që mendojnë se në këtë mënyrë, do gjejnë paqen që nuk e meritojnë.
Në fakt do u rezervojmë të kundërtën.”- tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta