Berisha: Nuk korruptohen SHBA, por McGonigali dhe guvernatorja
Sali Berisha ka hedhur akuza duke thënë se kreu i qeverisë Edi Rama merr si mburojë Amerikën për të fshehur korruptimin që i bëri McGonigal në aktin më të pabesë.
Në një mbledhje me deputetët e PD-së, Berisha theksoi se nuk korruptohet SHBA por McGonigal dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.
“Përsëri kthehem te një moment. Nëse PD ka mbajtur qëndrimet e duhura ndaj McGonigal dhe McGonigalit me fustan, asgjë nuk mund të nxisë te ne, nuk mund të rezonojë ndjenjat tona pro-amerikane, admirimin që kemi ne për vendin e madh të lirisë, partnerit kryesor.
Edi Rama e merr si mburojë Amerikën për të fshehur korruptimin që i bëri McGonigal në aktin më të pabesë, më të turpshëm, në një akt urrejtje ndaj SHBA.
Thotë se SHBA nuk mund të korruptohen. SHBA nuk korruptohen, por korruptohet McGonigali nga kryekorruptori i Shqipërisë dhe rajonit. Korruptohet guvernatorja, nuk përfaqëson ajo diplomacinë amerikane, që është diplomacia lider. Asnjë lloj insinuate nuk mund të ketë. Ne do bëjmë gjithçka, të komunikojmë, të paraqesim të vërtetat tona në administratën e SHBA, Kongresin e SHBA. Sikundër ne do mbrojmë të drejtën, demokracinë në mënyrën më absolute në vendin tonë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq