“Paguhesha 10 mijë lekë, mora kredi 19-vjeçe”- Sipërmarrësja rrëfen si hapi biznesin

4 Mars 2023 | 13:59

E ftuar në emisionin “Rin Talk” në Euronews Albania,  sipërmarrësja Migena Kamberi rrëfeu vështirësitë dhe sakrificat e saj në botën e biznesit.

Kamberi tha se në momentin që i lindi ideja për të pasur një biznesin e saj ishte 19-vjeçe dhe sapo kishte nisur një punë ku pagohej 100 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ajo tha se bëri një plan biznesi dhe e paraqiti në bank, ku arriti të merrte një kredi dhe të hidhte hapat e parë në biznes.

“Nuk është se më  erdhi një ide, unë  u punësova, kjo ka qenë puna ime e parë  dhe kjo ndodhi falë shefes time sepse më ka edukuar në lidhje me punën. Vazhdova  të mendoja të hapja diçka timen.

Atëherë të jem e sinqertë kursimet  ishin shumë të pakta sepse rrogat  ishin shumë, shumë minimale, merrja vetëm 100 mijë lekë të  vjetra dhe vendosa të merrja kredi. Kur shkova të  merrja kredi ata më thonin gjatë gjithë kohës  “je sigurt,  për çfarë e do”? Unë u thashë se ‘dua të hap një biznes’ dhe ata që më thonin “po nuk je e vogël, si do e shlyesh”. Në fakt unë i kisha bërë të gjitha këto, vërtet isha 19 vjeçe por unë e kisha një plan biznesi dhe ia paraqita bankës që ata të më besonin se me çfarë do të shlyeja kredinë.

Fillimet ka qenë shumë  të vështira sepse klientela ishe akoma shumë e re, por unë besoja në veten time. Muajt e parë  unë nuk kisha kohë të pija as kafe si të moshatarët e mi, madje edhe familjarët më thoshin ‘ku je’, ndërkohë  unë isha aty duke  punuar”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026