Një ditë pas fitores në Apel, avokati i grupimit Alibeaj ka një thirrje për Berishën
Përfaqësuesi ligjor i grupimit Alibeaj, Indrit Sefa, i ka bërë thirrje ish-kryeministrit Berisha që të ulen në bisedime dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë për Partinë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Sefa ka thënë se vendimi i gjykatës së Apelit për vulën duhet të jetë një moment reflektimi për të gjitha palët në mënyrë që PD të bëhet një alternativë qeverisëse për shqiptarët.
“Do jetë një vendim i cili duhet trajtuar, në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme, me maturi për t’i treguar demokratëve që shtëpia e tyre është e të gjithëve.
Nuk mund të jetë e asnjë individi, por do të jetë e të gjithë demokratëve, është kontribut i të gjithë demokratëve që ajo parti është opozita e vërtetë dhe shpresa e shqiptarëve.
Ky është një moment që të gjitha palët të reflektojnë dhe t’i japin mundësinë demokratëve të jenë alternativë qeverisëse. Askush nuk e ka monopolin e opozitës, askush nuk e ka monopolin e të vërtetës se akuzohemi s’i të shitur dhe të blerë, por kjo nuk është gjuha që demokratët duan.
Ne duhet t’i ofrojmë demokratëve alternativat më të mira qeverisëse. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë me këdo për çfarëdo lloj diskutimi që është në të mirë të demokratëve.
Nuk kemi as vija të kuqe as në llogore, por jemi për të zgjedhur zgjidhjet më të mira të mundshme për PD-në”, tha Sefa.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës