“Donte të më helmonte”- Hutra rrëfen përplasjet me Kurtin, apeli për drejtësinë
Gjakftohtë dhe me të njëjtën bluzë me të cilën kishte kryer vrasjet ku dalloheshin njollat e gjakut të viktimave, Dan Hutra pranoi akuzat për krimet e kryera. Gjykata vendosi lënien në burg për 40-vjeçarin.
“Nuk jam penduar edhe sikur të më jepni 5 burgime të përjetshme. Çfarë tha prokurori i pranoj! I kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Për të gjitha ngjarjet kisha motivet e mia”, tha ai.
Ai pohoi se gjithçka e kishte menduar gjatë qëndrimit në burg. Teksa këmbënguli se ishte dënuar pa prova për dhunë në familje, 40-vjeçari bëri një thirrje për organet e drejtësisë.
“Gjatë qëndrimit në burg kam menduar se si do kryeja vrasjet. Për muaj me radhë, kam menduar çdo detaj. I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm persona që janë të pafajshëm, pasi ndodhin masakra të tilla”, tha ai.
Referuar vrasjes së Etleva Kurtit, Dani tha para trupës gjykuese se shkak për këtë ngjarje ishte konflikti me vëllain e të resë.
“Me vëllain e Etleva Kurtit, Vladimir Kurtin, kam pasur mosmarrëveshje në burg. Ai ka dashur të më helmojë kur isha brenda, e për këtë u hakmora”, tha Hutra.
Kujtojmë se Dan Hutra këtë të mërkurë ekzekutoi tre gra, ndërsa plagosi tre të tjera.
Ai po ashtu ka deklaruar se në shënjestër ka pasur edhe personin që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babit të tij para 23 vitesh, vrasje e cila nuk u realizua pasi ai u arrestua pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës në Kombinat.
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet