Vrau burrin se abuzoi me të bijën, gruaja-ish vjehrrës: Ti humbe djalin, unë vajzën
Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, ishte historia e një 55-vjeçareje e cila ka vrarë burrin e saj të dytë për shkak të abuzimit seksual që ai kreu me të bijën që kishte nga martesa e parë.
Në një interviste me gazetarin Folr Gjini, Afërdita Nakoleci, rrëfen se kreu 6 vite burg për vrasjen që bëri në vitin 2006.
Nakoleci pohon se pas daljes nga burgu, ka shkuar të vizitojë varrin e burrit në fshehtësi, pasi ndihej e kërcënuar nga familjarët e tij.
Ajo theksoi se burrin e donte shumë, por nuk mund t’ia falte dot abuzimin që kreu me të bijën.
Apeli i saj për ish-vjehrrën është se si ajo ka humbur djalin edhe ajo ka humbur vajzën.
“Kam shkuar te varri i Pëllumbit fshehtas, pasi më kanë kërcënuar familjarët e tij. Kanë ardhur 200 veta me motor, kam bërë edhe në komisariat kallëzime. Ato mendojnë se kanë humbur djalin, djali kishte mua dhe s’kishte pse të shkonte me fëmijën tim.
Ajo mos të mendojë se vetë ajo ka humbur djalin, por edhe unë kam humbur vajzën s’e nuk e shoh më. Unë jetoj vetëm, vjen më shikon, ka mallë por ka dhe urrjetje dhe frikë. I ka të dyja në mes. Ndaj i them mamasë së tij nëse më shikon, ti ke humbur djalin, por edhe unë vajzën”, tha Nakoleci.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq