Si mundet Rama? Kraja: PD ka optimizëm, shihet nga qindra mijëra njerëz në protestë
Në emisionin “Review” në Euronews Albania u diskutua këtë të shtunë vendimi i Apelit mbi vulën e Partisë Demokratike.
I ftuar në studio, drejtori i kabinetit në PD, Akil Kraja u pyet nga gazetarja Jonida Shehu se si mundet opozita ta mundë maxhorancën e kryeministrit Rama. Kraja theksoi se PD do të bëjë gjithçka të fitojë zgjedhjet e 14 majit edhe pse nuk ka asnjë pushtet.
Sipas tij Partia Demokratike ka optimizmin për të fituar dhe këtë sipas tij e tregon pjesëmarrja në protesta.
Pjesë nga biseda në studio:
Jonida Shehu: Ju prisni që Edi Rama të japë dorëheqjen apo do ta hiqni ju?
Akil Kraja: PD do të bëjë gjithçka që nëpërmjet votës së lirë dhe një procesi demokratik të instalojë një proces perëndimor.
Jemi të ndërgjegjshëm që kemi vetëm një bashki në të gjithë vendin.
E dimë që nuk është një fitore e lehtë, por kemi një optimizëm që e shpreh me bindje të plotë.
Jonida Shehu: Sa vota keni në Tiranë nga baza dhe sa doni të merrni dhe të maksimalizoni?
Akil Kraja: Një opozitë që nuk ka asnjë bashki, asnjë agjensi, as Avokatin e Popullit, asgjë, arrin të nxjerrë qindra mijëra shqiptarë përballë një regjimi që ka “Aktivistin”, ne do të bëjmë gjithçka për të fituar zgjedhjet.
LEXO GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë