Gazetari: Ja si Berisha mund të hyjë në zgjedhjet lokale

Sali Berisha
4 Mars 2023 | 21:03

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ka treguar dy variante që Sali Berisha mund të përdorë për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në emisionin “Review”, Hoxha u shpreh se varianti i parë është që Berisha të dalë në koalicion me Partinë e Lirisë të Ilir Metës, por edhe me parti të tjera opozitare.

Varianti tjetër, është dalja e kandidatëve të Primareve si të pavarur, por sipas Hoxhës, kjo nuk pëlqehet nga Berisha.

“Pak a shumë, i sqaroi edhe zoti Berisha të dyja variantet kryesore të cilat po diskutohen. Zërat më të shumtë gjatë mbledhjes së Kryesisë, por në informacionet që kam unë, edhe gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, janë për krijimin e një koalicioni me Partinë e Lirisë, apo dhe me parti të tjera me të cilat zoti Berisha ka raporte.

Dalja në koalicion me Partinë e Lirisë dhe me disa parti të tjera është varianti kryesor që po diskutohet dhe preferenca e shumicës së anëatëve të Kryesisë dhe të deputetëve që morën pjesë në Grupin Parlamentar sot. Varianti tjetër, por më pak i mbështetur në këto dy mbledhje, dalja e kandidatëve të Primareve në mënyrë të pavarur, zoti Berisha nuk e ka pëlqyer shumë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026