Nxehen tonet mes demokratëve, Kraja-Dash Sulës: Kush është kryetari i PD-së?

Dashnor Sula dhe Akil Kraja
4 Mars 2023 | 20:26

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka debatuar me Akil Krajën, këshilltarin e Sali Berishës, në lidhje me situatën e brendshme të kësaj force politike dhe se kush e drejton selinë blu.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Kraja e pyeti Sulën se kush është aktualisht kryetari i PD-së.

Sula u përgjigj se PD-ja është pa kryetar dhe për të, ky është një turp.

Akil Kraja: Nuk e ka në dorë Sali Berisha bashkimin. Ai e ka bërë detyrën e tij.

Dashnor Sula: Nëse nuk e ka Berisha kush e ka?

Akil Kraja: Më thuaj kush është kryetari i PD-së? Ti nuk thua se kush është kryetari i PD-së.

Dashnor Sula: Më shiko mirë, po ta them, PD-ja sot është pa kryetar dhe ky është një turp. Po unë jam nga ata burra që i them gjërat siç janë se nuk jam peng as i Ramësm as i Berishësm as i Metës dhe as i Bashës. Unë jam nga ata që i them oligarkët me emra nuk jam i shitur.

Akil Kraja: Hajde thuaja bazës këtë, atyre që të kanë voturar.

Dashnor Sula: Unë ua kam thënë e ua them dhe i përfaqësoj denjësisht. Më vjen keq që PD-ja është në këtë gjendje dhe e keni çuar në këtë gjendje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026