“Berisha babai ynë politik”- Sula: I vetmi që mund të bëjë bashkimin e PD-së

4 Mars 2023 | 20:32

Në emisionin “Review” në Euronews Albania u diskutua këtë të shtunë vendimi i Apelit mbi vulën e Partisë Demokratike.

I ftuar në emision deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, tha se nëse PD shkon në zgjedhjet lokale me 2 kandidatë atëherë bashkitë do t’i dhurohen si në 2019-ën maxhoirancës socialiste.

Sula theksoi se i vetmi që ka në dorë bashkimin e Partisë Demokratike është Sali Berisha, të cilin të gjithë e shohin si “babain” e kësaj force politike.

“Kemi një regjim, siç u dhuruan bashkitë në 2019-ën, me dy kandidatë do të dhurohen dhe në 2023-shin bashkitë.

Unë jam politikan modest dhe them se 90% në dorë për bashkimin e PD-së e ka Sali Berisha, ne të tjerët 10% kemi. Të jemi të qartë, kush mendon ndryshe nuk merr vesh nga politika.

Ai burrë aty është babai ynë, lideri ynë historik, ka aq shumë ndikim te kushdo. Një lëvizje gishti të bëjë ai për qëndrimin e tij, të gjithë ata që janë pas tij nuk thonë gjysmë fjale. Është ndryshe te ne që jemi kokë më vete dhe nuk pyesim kur mendojmë ndryshe. Kurse ata shohin të gjithë dhe mendojnë të gjithë njësoj, siç mendon Sali Berisha. Siç e kam parë dhe unë dhe siç e shoh unë tani, e ka në dorë Sali Berisha”, tha Sula.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026