Protesta të dhunshme në Athinë, kreu i stacionit në Larisa në gjendje të rëndë
Përleshjet shpërthyen sot në Athinë mes policisë dhe një grupi që protestonte ndaj aksidentit tragjik ku humbën jetën të paktën 57 persona.
Demonstrata u zhvilluan edhe në Selanik, ku një grup qytetarësh mbanin pankarta ku shkruhej: “Ishin të vegjël, ishin fëmijë, nuk ishte aksident, por vrasje”.
Pak para përfundimit të demonstratës, shoqatat studentore shkruan me të kuqe “Ju jeni vrasës” dhe brohoritnin parulla duke kërkuar drejtësi për viktimat.
Sipas informacioneve të shërbimit publik grek ERT, shefi i stacionit në Larisa, ndaj të cilit është bërë kallëzim penal për vrasje seriale nga pakujdesia, është në një gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe pas arrestimit dyshohet se ka bërtitur se mbante në shpinë “35 arkivole”.
Avokati i tij mbrojtës deklaron se 59-vjeçari ka marrë përgjegjësinë për aksidentin dhe gabimin fatal ia atribuon kohës së keqe.
Edhe pse fillimisht ai pretendoi se aksidenti ishte shkaktuar nga një gabim i sistemit, ai përfundimisht pranoi se treni i pasagjerëve kishte qenë në binarë të gabuar gjatë gjithë kohës.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.