Helmimi i vajzave në 52 shkolla të Iranit, qeveria akuzon median për panik

Iran
5 Mars 2023 | 15:48

Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, njoftoi se helmimi i nxënëseve, asnjëra prej të cilave nuk ka humbur jetën, është regjistruar në të paktën 52 shkolla në vend.

Ministri i bëri thirrje publikut për paqe dhe qetësi dhe akuzoi “terrorizmin mediatik armiqësor” për përhapjen e panikut për këtë rast, njoftoi agjencia shtetërore iraniane IRNA.

Agjencia AP vëren se presidenti iranian Ibrahim Raisi njoftoi nisjen e hetimeve të mërkurën, vetëm pasi rasti i helmimit të nxënëseve iraniane mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Sipas BBC, deri më tani në Iran janë regjistruar të paktën 650 raste të helmimit të nxënëseve, nga të cilat, për fat të mirë, asnjë nuk ka vdekur.

Media shtetërore spekulon se grupet e opozitës në mërgim ose fuqi të huaja qëndrojnë prapa këtyre rasteve të helmimit, të cilat filluan nëntorin e kaluar në qytetin e Qom, një vend i shenjtë për myslimanët shiitë, sipas AP.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026