“Më kanë hedhur helm në pjatë”, motra e Hutrës zbulon konfliktet e vëllait në burg

5 Mars 2023 | 21:01

Motra e Dan Hutrës i akuzuar për vrasjen e 3 grave 4 ditë më parë në Tiranë tha në një intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania se i vëllai i kishte rrëfyer gjatë kohës që ishte në burg se kishin tentuar ta helmonin.

Ajo tha se nuk e dinte nëse kjo ngjarje kishte lidhje me vrasjen e Etleva Kurtit, motra e Vladimir Kurtit në të njëjtën ditë kur kreu masakrën në shtëpinë e ish-gruas, por i vëllai i kishte thënë se personi që kishte tentuar ta helmte ishte i dënuar me burg përjetë.

“Telefonatat le të hapen, për Vit të Ri më ka thënë në telefon më kanë futur helmin në pjatë në burg brenda. Se kush ja ka futur nuk ma ka kallëzuar me emër. Ka qenë në një dhomë dhe më tha se e ka goditur. Më ka thënë që është ai me burgim të përjetshëm dhe helmin ma ka futur të më vrasë në burg. Me çfarë më merr mendja ky është, por nuk më ka thënë që do hakmerrej”, tha motra e Hutrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar

Dom Mark Pashkja i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me terapinë hormonale për personat transgjinorë. Dom Pashkja ka...
21:48 | 31/05/2026

Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!

Pastori Akil Pano i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëëzimin nga Ministria e...
21:06 | 31/05/2026

“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy

Aktivisti, Gentian Serjani i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëzimin nga Ministria e...
20:48 | 31/05/2026