Dhuna në familje/ Daci: S’zgjidhet me vendime ekstreme, mund të jetë e stisur për…
Avokati Jordan Daci tha në emisionin Review në Euronews Albania tha se gjykatat nuk duhet të shkojnë drejt vendimeve ekstreme qoftë edhe në rastet e dhunës në familje.
Sipas tij, politika shpesh abuzive që po ndiqet për dhunën në familje shpesh në vend të efektit të parandalimit6 të dhunës mund të çojë në raste më të rënda siç është rasti i Dan Hutrës.
“Nuk zgjidhet çështja me vendime ekstreme në një shtet demokratik, siç po mundohen ta bëjnë drejtësinë shqiptarët, sikur është drejtësi jeniçerësh. Nuk është drejtësia kjo. Drejtësia duhet të krijojë mundësinë që individi të korrigjohet. Përkundrazi politika që ne po ndjekim për dhunën në familje, e cila shpeshherë është abuzive, e stisur, e lidhur me konflikte që lidhen me pronësinë etj. Kjo politikë, në vend që të japë efektin e parandalimit të dhunës, jo në pak raste si kjo që ndodhi është bërë shkak për ngjarje më të rënda dhe vrasje. Ne duhet të kemi parasysh se jo gjithmonë është dënimi penal ai i cili zgjidh mosmarrëveshjen dhe parandalon një krim më të rëndë, prandaj gjykatat duhet të jenë të kujdesshme dhe nuk duhet të nxiten të shkojnë drejt vendimeve ekstreme”, tha Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vrasjet e Hutrës/ Avokati: Çdokush duhet të ketë të drejtën e gjykimit të shkurtuar
- Ekskluzive/ Flet nëna e Dan Hutrës, si nisi konflikti mes ish-nuses dhe djalit
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta