Vrasjet e Hutrës/ Avokati: Çdokush duhet të ketë të drejtën e gjykimit të shkurtuar

Jordan Daci
5 Mars 2023 | 21:48

Avokati Jordan Daci tha në emisionin Review në Euronews Albania se Dan Hutra kushte të drejtë si kushdo tjetër që të përfitonte nga gjykimi i shkurtuar.

Duke iu referuar debatit publik për dënimin e tij me vetëm 14 vjet burg për vrasjen e gruas së parë në 2007, Daci u shpreh se gjykimi i shkurtuar është një praktikë që e ka e gjithë bota dhe duhet të aplikohet në çdo rast.

“Gjykimi i shkurtuar nuk varet nga lloji i veprës, madje edhe për ato vepra për të cilat ndalohet sot, në gjykimin tim është antikushtetues sepse ka dhe vendime të gjykatave italiane që thonë se gjykimi i shkurtuar i shërben ekonomisë gjyqësore. E thënë thjesht lehtëson gjykimin dhe në shkëmbim të kësaj lehtësie që i pandehuri heq dorë për të paraqitur prova, ligji i jep mundësi të përfitojë ulje 1/3 e dënimit. Për mua gjykimi i shkurtuar duhet të aplikohet në çdo rast dhe këtë nuk e kemi ne por e ka e gjithë bota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026