Rama pret kryeministren daneze: Vizitë historike! S’e harrojmë ndihmën për tërmetin

6 Mars 2023 | 12:14

Kryeministri Edi Rama priti këtë të hënë në një vizitë zyrtare në Tiranë, kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama e cilësoi këtë vizitë si historik,e pasi është e para e një kryeministri apo kryeministreje daneze në Shqipëri.

Rama shprehu falenderimet ndaj Danimarkës dhe kryeministres mette Frederiksen, pasi sipas tij ishte ndër vendet e para që shprehën gadishmëri për t’iu gjendur pranë Shqipërisë gjatë tërmetit.

“Sot është një kënaqësi vërtet e veçantë sepse duhet thënë një fjalë e tillë, por pasi është kënaqësi vizita e kryeministres në Mette Frederiksen Tiranë. Vizita e parë e një kryeministreje daneze në Tiranë ndaj dhe është një vizitë historike. Është një kënaqësi e veçantë për mua, pasi kryeministrja ka qenë vërtet prezent në momentin e vështirë për ne, kur një tërmet katastrofik la për pak sekonda në qiell të hapur mbi 15 mijë persona. Nuk do ta harroj kurrë që një nga personat që shprehu disponimin për ndihmë është kryeministrja daneze”, tha Rama.

Gjithashtu Rama bëri me dije se në takim u diskutuan dhe projekte që mund të rrisin bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kosmaç, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka...
20:40 | 05/07/2026

Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme, duke theksuar se demokracia nuk mund...
20:24 | 05/07/2026

Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të dielë në ditën e 36-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
19:40 | 05/07/2026